Flash

Apeli i policisë për protestën/ PD: Rama po ndjek një skenar kriminal

Lapsi.al 12 February 2019
Apeli i policisë për protestën/ PD: Rama po ndjek një skenar

Në një deklaratë për mediat Gazmend Bardhi i bëri thirrje Edi Ramës nga selia e PD që “të heqë dorë nga çdo kërcënim dhe destabilizim”, për protestën e lajmëruar nga opozita më 16 shkurt.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD-së, policia po përdoret politikisht për protestën.

“Në një përpjekje të mjeruar, i rrethuar nga zhgënjimi dhe zemërimi i shqiptarëve, Edi Rama i vetmuar shfaqi sot gjithë pasigurinë e tij, kur urdhëroi policinë e Shtetit të përhapë panik lidhur me protestën e 16 shkurtit. Skenari për të përdorur policinë si vegël politike është kriminal”, tha Bardhi.

“Rama të heqë dorë nga çdo faktor destabilizues dhe kërcënues. Policia po përdoret politikisht për protestën. Ftoj shqiptarët të bashkohen kundër çdo kërcënimi që vjen qeveria”, u shpreh Gazmend Bardhi.

Vetëm 4 ditë larg prej protestës së opozitës në 16 shkurt, Policia e Shtetit i ka bërë apel forcave politike të shmangin retorikat të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike. Gjithashtu policia i ka kërkuar qytetarëve që nuk kanë lidhje me protestën që të shmangin lëvizjet në vendin ku do zhvillohet tubimi.

“Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri” - thuhet ndër të tjera nga Policia e Shtetit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI