Flash

Stoltenberg: Stabiliteti i vendeve të Ballkanit do të rritet prej zgjerimit të NATO-s

Lapsi.al 12 February 2019
Stoltenberg: Stabiliteti i vendeve të Ballkanit do të rritet prej

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se zgjerimi i NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor do ta forcojë Aleancën, do të ndihmojë për stabilitetin e rajonit dhe do t'i forcojë shtetet ballkanike të cilat do i bashkëngjiten Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Kështu u shpreh ai para takimit me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, takim në të cilin, për herë të parë marrin pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia, si anëtare e ardhshme e NATO-s.

Stoltenberg, ka rikujtuar konfliktet luftarake të viteve 90, të cilat ndodhën në territorin e Ballkanit perëndimor.

“NATO kishte rol kyç në zgjidhjen e konflikteve, në ndërprerjen e luftërave dhe stabilizimin. Ende ekzistojnë shumë sfida dhe probleme, por është shumë inkurajues se kemi anëtare siç janë Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe e ardhshmja, Maqedonia e Veriut”, ka thënë Stoltenberg. Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s kanë takim nesër dhe të enjten në Bruksel, ndërsa një nga temat do të jetë misioni i KFOR-it dhe bashkëpunimi i NATO-s në forcat e sigurisë së Kosovës.

Të këshilluara

Lajthitja e Pandeli Majkos në ShBA (video)

Ministri i diasporës, Pandeli Majko, nuk e ka kapërcyer dot ngërçin për tu dukur edhe mbrojtës i shefit të vet Edi Rama, por njëkohësisht edhe pro amerikan i th...

16:29

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI