Flash

Arrestohet 43-vjeçari në Kolonjë, pas sherrit me bashkëfshatarin i gjenden armë e municione

Lapsi.al 12 February 2019
Arrestohet 43-vjeçari në Kolonjë, pas sherrit me

Një 43 vjeçar u arrestua nga policia e Korçës pasi u përfshi në konflikt me një tjetër person, ndërsa në banesën e tij janë gjetur armë dhe municione.

Policia lokale sqaron se ka arrestuar në fshatin Podë të Kolonjës, shtetasin me iniciale A.Ll, 43 vjeç, i cili po konfliktohej me një bashkëfshatarin e tij për motive të dobëta.

Pas kontrollit të banesës, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, si edhe municion luftarak.

Shtetasi A.LL, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Lajthitja e Pandeli Majkos në ShBA (video)

Ministri i diasporës, Pandeli Majko, nuk e ka kapërcyer dot ngërçin për tu dukur edhe mbrojtës i shefit të vet Edi Rama, por njëkohësisht edhe pro amerikan i th...

16:29

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI