Flash

Itali/ Shqiptari kapet me drogë dhe 13 mijë euro

Lapsi.al 9 February 2019
Itali/ Shqiptari kapet me drogë dhe 13 mijë euro

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Riviera, në rajonin Liguria të Italisë. Arrestimi i të riut erdhi pas një kontrolli rutinë të karabinierëve, të cilët dyshuan fillimisht  tek shqiptari ndërsa më pas kontrollet vijuan edhe në shtëpinë ku ai banonte.

Sipas mediave italiane, 33-vjeçari është arrestuar gjatë ditës së djeshme, por rasti është bërë publik sot nga autoritetet policore.

Pas kontrolleve të imtësishme në shtëpinë ku banonte  shqiptari, karabinierët gjetën 200 gram hashash dhe 11 gram kokainë si dhe një shumë parash prej 12,700 euro.

Kjo shifër e bllokuar dyshohet se ka burim të paligjshëm dhe për këtë, autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e të shkuarës së shqiptarit.

Të këshilluara

Basha: Vangjush Dako duhet të ishte në burg

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një diskutim me studentë dhe pedagogë në Vlorë tha se integrimi i Shqipërisë në Europë nuk mund të bëhet me mashtrime, por vet...

19:31

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI