Flash

Basha: Vangjush Dako duhet të ishte në burg

Lapsi.al 9 February 2019
Basha: Vangjush Dako duhet të ishte në burg

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një diskutim me studentë dhe pedagogë në Vlorë tha se integrimi i Shqipërisë në Europë nuk mund të bëhet me mashtrime, por vetëm kur sundimi i ligjit  të zbatohet njësoj për të gjithë.

Duke iu referuar sanksioneve ligjore të parashikuara në Kodin Penal për vjedhje dhe blerje votash, Basha  tha se po të ishte zbatuar ligji, Vangjush Dako sot do të ishte në burg dhe jo kryetar bashkie.

“Kodi penal i Republikës  së Shqipërisë i amenduar pas 17 majit thotë se kush kapet duke vjedh vota: Vendime ka në burg. Në vend që ta kemi Vangjush Dakon në burg, sot e kemi kryetar Bashkie. Esenca që e ndanë një shoqëri  europiane apo jo evropiane është mënyra se si zbatohet ligji. Dera e Europës nuk hapet me hilera.  Do të garantojmë që ligjit aty ku është thyer të kthehet dhe të zbatohet, por do të garantojmë që edhe abuzuesit të gjykohen për shkeljen e kryer. Kjo do të marrë fund, pavarësisht nëse je votues i PD apo i PS-së. Çdo mësues është vizionar, është prindi i dytë.

Shqiptarët e kanë kuptuar se perdja ka rënë dhe mbështetjen tonë e keni të pakufishme. Në Europë shkohet me sjellje europiane. Nuk njoh vend europian që nuk ka pedagogë që kundërshtojnë politikën. Ne do të stimulojmë mendimin e pavarur dhe mendimin publik”, tha mes tjerash Basha.

Të këshilluara

Qeveria tjetër taksë mbi karburantet

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për ‘kontrollin e pompave’ në stacionet e karburanteve. Përmes një vendimi të ...

15:26

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI