14-vjeçarja nga Kavaja, e cila u abuzua seksualisht nga një grup adoleshentësh, u paraqit ditën e sotme në gjykatën e Durrësit, për të rrëfyer ato që ka përjetuar në 4 muaj. Me kërkesën e Prokurorisë, gjykata vendosi sigurimin e padisë, pra pyetjen e të dëmtuarës, dëshmia e së cilës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të implikuar në krimin tronditës.
Veprimi hetimor u krye, për të shmangur çdo tentativë të mundshme për kërcënimin e të dëmtuarës, që të tërhiqej nga dëshmia. Seanca për pyetjen e 14-vjeçares zgjati rreth 3 orë e gjysmë dhe në disa raste gjykata është detyruar ta ndërpresë atë, pas shqetësimeve të shfaqura nga ana e të abuzuarës.