Fundjavë protestash. Në disa qytete të vendit përkrahësit e opozitës kanë dalë në sheshe. Në Shkodër po protestojnë në sheshin përpara prefekturës. Protestuesit mbajnë në duar pankarta dhe njëra prej tyre shkruan: Ti kthejmë rinisë shpresën". Opozita ka organizuar protestë edhe në Korçë e Gjirokastër. Njëzëri ata kërkojnë largimin e Edi Ramës nga pushteti. Protesta e madhe do të organizohet në Tiranë më 16 shkurt.
