Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Maqedonia shkon në zgjedhje presidenciale më 21 prill

Lapsi.al 9 February 2019
Maqedonia shkon në zgjedhje presidenciale më 21 prill

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje firmosi aktin e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, kurse së bashku me zgjedhjet presidenciale do të mbahen edhe ato lokale për komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës.

Xhaferi kërkoi zgjedhje të lira dhe demokratike të cilat sipas tij do të jenë kyç që vendi të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Sipas Kushtetutës dhe afateve të parapara, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Kandidatët duhet të paraqiten deri më 21 mars ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars.

Qeveria dhe opozita vazhdojnë të taktizojnë me kandidatët për president.

Kryeministri Zoran Zaev së fundi ka deklaruar se mbështet idenë për kandidat të përbashkët.

Kongresi i LSDM-së është caktuar për 3 mars, ndërsa në garë për kandidat partiak mbeten katër emrat për të cilët aktualisht janë duke u zhvilluar anketa të brendshme, Oliver Spasovski, Stevo Pendarovski, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska.

Në rast se shumica parlamentare nuk arrin marrëveshje për kandidat të përbashkët, LSDM-ja do të garojë me kandidat partiak i cili do të mbështetet edhe nga PDSH-ja.

BDI do të garojë e vetme, kurse Besa e Bilall Kasamit insiston në kandidat të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa Besa e Afrim Gashit akoma shqyrton modalitetet.

VMRO-ja opozitare para disa ditëve publikoi emrat e kandidatëve për president, në listë janë emrat e: Nikita Shektukovski, Gjorgi Manaskov, Vasko Kostov, Vllatko Gjorçev, Gordana Siljanovska-Davçeva, Filip Petrovski, Ilija dimovski, Goran Angellov dhe Sasho Kutlleshoski.

Nëntë kandidatët e paraqitur në konkursin e VMRO-DPMNE-së për president, kanë filluar me promovimin e programeve të tyre para qytetarëve. /Alsat/

Të këshilluara

Vrasja në Pukë, identifikohet autori

Policia ka identifkuar autorin e dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit në Pukë. Sipas policisë ai është Enderis Doda, rreth 26 vjeç. Ngjarja raportohet se nuk...

09:36

Ndahet nga jeta Kiço Blushi

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare Kiço Blushi, gazetar, shkrimtar dhe skenarist i njohur. Blushi lindi në qytetin e Korçës më 23 gusht 1943. Pas mbarime...

20:39

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI