Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

“Dajti, qeveria, drejtësia dhe krimi janë ortakë me njëri-tjetrin!”

Lapsi.al 8 February 2019
“Dajti, qeveria, drejtësia dhe krimi janë ortakë me

Ka reaguar ashpër Partia Demokratike pas vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda për të dënuar me 25 vjet heqje lirie Dritan Dajtin, vrasësin e 4 efektivëve të policisë.

“Një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri, vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, është lënë sot praktikisht i lirë nën kujdesin e plotë të Edi Ramës. Drejtësia e re që ndërtoi kryeministri i mandateve të blera nga krimi, ka vendosur që vrasësi i 4 policëve të mos dënohet me burgim të përjetshëm për çdo polic të vrarë, siç ishte vendosur përpara se Gjykata e Lartë e Edi Ramës ta kthente çështjen për rigjykim.

Duke mbrojtur një nga kriminelët më të tmerrshëm, vrasës me pagesë, gjobëvënës, në krye të listës së te shumëkërkuarve deri në 2009-ën, drejtësia e rilindur e Edi Ramës dekurajon çdo punonjës të rendit të luftojë krimin e organizuar. Me vendimin e drejtësisë së reformuar të Edi Ramës, vrasësit të 4 policëve gjatë operacionit për arrestimin e tij, i kanë mbetur më pak se 10 vite burg. Tani, atij i duhet të gjejë një vangjushdako për të garantuar lirinë me kusht, njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve.

Mesazhi është i qartë. Jo vetëm që Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin dhe të çojë prapa hekurave bandat, por me drejtësinë që ai kontrollon, bandat bëjmë festë! Dritan Dajti është rasti më i freskët i listës së gjatë të vrasësve, trafikantëve, gjobëvënësve dhe kriminelëve më të rrezikshëm të liruar gjatë qeverisë së Edi Ramës!

Hakmarrja për Drejtësi, Banda e Durrësit, Banda e Lushnjës, Trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë. Këta jo vetëm janë të gjithë jashtë qelive të burgut, por bëjnë biznes si njerëz të nderuar të shoqërisë, pa iu prekur as qindarka nga pasuria kriminale” - thuhet në deklaratën e PD.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Kiço Blushi

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare Kiço Blushi, gazetar, shkrimtar dhe skenarist i njohur. Blushi lindi në qytetin e Korçës më 23 gusht 1943. Pas mbarime...

20:39

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI