Flash

“Deutche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

PD: Rama ka ndikuar tek vendimi i Gjykatës për Dritan Dajtin

Lapsi.al 9 February 2019
PD: Rama ka ndikuar tek vendimi i Gjykatës për Dritan Dajtin

Dënimi me 25 vite heqje lirie i Dritan Dajtit ka sjellë reagimin e ashpër të Partisë Demokratike, e cila ka akuzuar kryeministrin për ndikim te Krimet e Rënda. Duke e cilësuar si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri, sipas demokratëve, Dritan Dajti, i cili vrau 4 Dëshmorë të Atdheut, është lënë praktikisht i lirë nën kujdesin e plotë të Edi Ramës, duke dekurajuar punonjësit e rendit në luftën kundër krimit të organizuar.

Selia blu paralajmëron se, me vendimin e drejtësisë së rilindur të Edi Ramës, tashmë Dritan Dajtit i duhet dikush për t’i garantuar lirinë me kusht, njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve. Mesazhi, që sipas selisë blu u jepet shqiptarëve, është se Edi Rama nuk ka ndërmend ta luftojë krimin dhe të dërgojë bandat pas hekurave. Për Partinë Demokratike rasti i Dritan Dajtit është rasti më i freskët i listës së kriminelëve më të rrezikshëm të liruar nga pushteti i Edi Ramës.

Hakmarrja për Drejtësi, Banda e Durrësit, Banda e Lushnjes, trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë, jo vetëm janë jashtë qelive të burgut, por sipas demokratëve, ata bëjnë biznes si njerëz të nderuar të shoqërisë, pa iu prekur as qindarka nga pasuria kriminale.

Të këshilluara

Vrasja në Pukë, identifikohet autori

Policia ka identifkuar autorin e dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit në Pukë. Sipas policisë ai është Enderis Doda, rreth 26 vjeç. Ngjarja raportohet se nuk...

09:36

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI