Flash

Doris Pack: Komentet ofenduese të Edi Ramës ndaj grave politikane nxisin dhunën

Lapsi.al 9 February 2019
Doris Pack: Komentet ofenduese të Edi Ramës ndaj grave politikane

Reagon pas sulmit që i bëri kryeministri Edi Rama deputetes së PD-së, Albana Vokshit, edhe presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack.

Vokshi ka kërkuar që kryeministri të heqë nga profili i tij në Facebook videon e prindërve të vajzës së abuzuar në Kavajë, si dhe shkarkimin e ministres Elisa Spiropali. Pas kësaj, ka ardhur dhe kundërpërgjigja e ashpër e kryeministrit Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Doris Pack thotë se komentet ofenduese të kryeministrit Rama ndaj grave politikane janë nxitje e dhunës ndaj gruas.

“Komentet në rrjetet sociale të kryeministrit të Shqipërisë Rama duke ofenduar gratë politikane, nuk janë vetëm degradim dhe ofendim ndaj gruas, por nxitje e dhunës kundër gruas në një vend ku të drejtat e saj janë të kërcënuara dhe të dhunuara çdo dit”- shkruan Pack.

Deklarata e Vokshit:

 Si nënë, si grua, por edhe si kryetare e komisionit të arsimit, kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit.  Edi Ramës i kërkoj ta heqë menjëherë videon nga faqja e tij në facebook. Nëse ai nuk e bën këtë brenda 1 ore, AKEP duhet të bllokojë facebookun e Edi Ramës.

Reagimi i Ramës:

Po tani çfarë keni që lehni apo ju’a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju, hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit,krimet e fatkeqësitê, ju s’do ekzistonit,se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit.

Të këshilluara

Qeveria tjetër taksë mbi karburantet

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për ‘kontrollin e pompave’ në stacionet e karburanteve. Përmes një vendimi të ...

15:26

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI