Banorët e Astirit ditën e sotme po zhvillojnë një takim me presidentin Ilir Meta.
Ata treguan edhe arsyen përse po takojnë presidentin dhe jo ministren. Ata ritheksuan se projekti i Unazës së Re është abuziv.
“Asnjëri nga deputetët e PS-së nuk është bërë i gjallë. Dhe ne vendosëm që ti bëjmë një peticion presidentit dhe që po na pret. Ne kërkojmë që të shfuqizohet projekti dhe. Nuk kemi pse ta takojmë ministren e re ajo është vrazhda e këtyre. Këtë duhet ta marrin vesh edhe ambasadat. Le të vijnë të na shikojnë sepse ne nuk jemi budallenj që protestojmë për disa muaj rresht.” - u shpreh një nga banorët.
Banorët firmosën një peticion të cilin do e dorëzojnë tek presidenti Meta për ngritjen e një grupi hetimor në lidhje me projektin..
“Sot kemi përgatitur një kërkesë që do ti dorëzohet shumë shpejt Presidentit të Republikës në mënyrë zyrtare nga Unaza e Re. Të kërkojë nga SHBA dhe Byroja Federale e Investigimit ose FBI që të ngrihet një grup hetimor i posaçëm dhe të dërgohet në Shqipëri bashkë me prokurorë shqiptarë për të hetuar në mënyrë të posaçme aferën e Unazës së Re. ”- u shpreh avokati Artan Manushaqe pak ditë më parë.