Flash

VIDEO/ Gafa e Macron me kryeministrin australian: Faleminderit gruas suaj të shijshme!

Lapsi.al 2 May 2018
VIDEO/ Gafa e Macron me kryeministrin australian: Faleminderit gruas suaj

Një frazë e presidentit francez, Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Sydney të Australisë po bën xhiron e botës. Anglishtja e ka tradhtuar kreun e Elizesë pasi ndërsa falënderonte kryeministrin Malcolm Turnbull i është drejtuar me fjalët: “Faleminderit juve dhe gruas suaj të shijshme për mikpritjen dhe organizimin perfekt të këtij udhëtimi. Faleminderit juve dhe Lucyt, zoti kryeminister”, - tha Macron.

Presidenti francez foli në anglisht dhe ishin të shumtë ata që u shtangën kur dëgjuan fjalën “delicious” (e shijshme). Macron ndoshta është ngatërruar me frëngjishten ku fjala “délicieux” mund të përdoret për të përshkruar një ushqim shumë të shijshëm, por edhe për t’iu referuar diçkaje shumë të mirë, shumë të pëlqyeshme, në kuptimin “e mrekullueshme”.

Macron zgjodhi pra fjalën që ai donte, por jo kuptimin që ai donte të përcillte. Gjithsesi anglishtja e kreut të shtetit francez konsiderohet e shkëlqyer pasi një javë më parë, ai iu drejtua Kongresit amerikan në anglisht ku mori shumë komente pozitive për elokuencën e tij. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=EUb0tNuEQHU

Të këshilluara

VIDEO/ Biznesmeni i tregon gjoksin plumbit

Janë të paktët ata biznesmenë që japin garanci personale për produktet që shesin. Është i rrallë ukrainasi Vyacheslav Nalyvaiko, drejtuesi i kompanisë së pajisj...

20:58

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI