Flash

Berisha kritik për fishkëllimat ndaj Eduard Selamit

Lapsi.al 29 April 2018
Berisha kritik për fishkëllimat ndaj Eduard Selamit

Në daljen e tij nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Sali Berisha u shpreh se nuk duhet të kishte fishkëllime gjatë fjalës që mbajti Eduard Selami, i cili kritikoi ashpër Lulzim Bashën për statutin e ri të partisë.

Selami akuzon rëndë Bashën mes fishkëllimash në Kuvendin Kombëtar të PD 

Megjithatë, sipas Berishës, këto diskutime ishin të lira, të cilat janë tipar i debateve demokratike. Berisha e krahasoi forumin e sotëm me ato të Edi Ramës, për të cilin tha se shkelmon të drejtat e socialistëve të ndershëm dhe nuk njeh asnjë vlerë.

“Diskutimet ishin të lira, fishkëllima s’duhet të ketë, e s’duhet të kishte. Çdo njeri duhet të thotë fjalën e tij, na pëlqen s’na pëlqen, dhe ky është tipar i debateve demokratike por unë mendoj se siç e dëgjuat vetë pati diskutime me kritika, propozimë, një kontrast shumë i madh midis këtij forumi dhe forumit të një njeriu haluçinant, (Edi Rama) një njeriu që shkelmon çdo ditë të drejtat e atij kontigjenti të ndershëm të socialitëve, ku një pjesë e tyre janë trafikantë të inkrimunaruar deri në palce ndërsa një pjesë e madhe janë të ndershëm e kanë një fatkeqësi të kenë në krye një njeri që nuk njeh asnjë vlerë” - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI