Flash

Basha e pranon: Qeveria dështoi, por as ne nuk ia dolëm të reagonim

Lapsi.al 29 April 2018
Basha e pranon: Qeveria dështoi, por as ne nuk ia dolëm të

“Ata kanë dështuar në qeverisje, por edhe ne nuk ia dolëm që të çonim deri në fund reagimin tonë”,- deklaroi Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Basha shprehet optimist për të ardhmen e Partisë Demokratike.

“Unë kam pranuar gabimet e mia, por gjithçka e kam bërë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve. Jam i vetëdijsheëm për gabimet e mia, i ndikuar nga rrethanat. Kam dëgjuar kritikat tuaja, dhe kam marrë mbështetjen tuaja. Kam bindjen se duke mësuar nga gabimet do ta forcojmë PD”,- u shpreh Basha.

Kryedemokrati i ftoi të gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët që të bashkohen për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhet vendi. Duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama për gjendjen e vështirë ekonomike të qytetarëve, mungesën e sigurisë, dhe të shpresës, Basha tha se politika i ka zhgënjyer qytetarët.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI