Flash

Kuksiani i protestës në Kuvendin e PD: Për taksat prapë do ngrihemi...

Lapsi.al 29 April 2018
Kuksiani i protestës në Kuvendin e PD: Për taksat prapë do

Një ndër qytetarët kuksianë që u arrestuan një natë pas protestës në Rrugën e Kombit, ka treguar versionin e tij si ka ndodhur ngjarja duke folur në Kuvendin e Partisë Demokratike.

Lulzim Popa ka folur për shpresat e qytetarëve kuksianë për hapjen e Rrugës së Kombit, dhe qëndrimin e tyre kundër taksës.

Kanë qenë pikërisht fjalët e tij, që kanë ngritur në këmbë gjithë të pranishmit në sallë, të cilët e kanë brohoritur.

“Unë vij nga qyteti i Kukësit, babai 4 fëmijëve, dhe 4 herë gjysh. Kur nuk kam patur precedent penal. Vij nga një qytet që ka treguar vlera të mëdha, kemi pritur vëllezërit tanë kosovarë. Me 31 mars dolëm si të gjithë kuksianët për të protestuar kundër taksës në Rrugën e Kombit. Ne mezi e kemi pritur hapjen e asaj rruge, që të lidhej veriu me jugun dhe Shqipëria me Kosovën. Vërtet shteti ka nevojë për taksa, por duhet të dijë edhe sa mundësi kemi. Edhe pse u provokuam gjata asaj proteste, ne u larguam për në shtëpi. Por në mes të natës na erdhën në shtëpi me maska dhe automatik. Në sy të djalit dhe nuses me vunë prangat në duar. Erdhën gjithë ato forca policore sikur të ishim kriminelë”, u shpreh kuksiani Lulzim Popa, teksa shtoi se për taksat ata do të ngrihen prapë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI