Flash

Kuvendi Kombëtar i PD, bashkohen edhe kritikët e Bashës

Lapsi.al 29 April 2018
Kuvendi Kombëtar i PD, bashkohen edhe kritikët e Bashës

Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar, ku mbi 7 mijë delegatë të forcës kryesore të opozitës do të votojnë dhe miratojnë statutin e ri të kësaj force politike. Kuvendi Kombëtar mblidhet pasi pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD miratoi ndryshimet statusore, që pritet të sjellin një tjetër organizim në këtë parti.

Ajo që bie në sy është fakti se pjesë e Kuvendit Kombëtar janë edhe disa nga kritikët e kreut demokrat, Lulzim Basha.

Si delegatë apo të ftuar, pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar janë Besnik Mustafaj, ish-deputet dhe ish-ministër i Jashtëm, Tomor Alizoti, ish-Kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD, apo Eduart Selami ish-kryetar i PD-së dhe kandidat për këtë post në zgjedhjet e fundit të brendshme në këtë parti.

Madje sikundër mësohet Eduart Selami ka kërkuar të mbajë edhe një fjalim para delegatëve në Kuvendin Kombëtar.

Nuk dihet nëse ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli apo ish-deputeti Astrit Patozi, do të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit Kombëtar.

Të këshilluara

Mbërrin në Rinas patriarku rus, Kirill

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit patriarku i Rusisë, Kirill. Ai viziton vendin tonë për herë të parë. Bien në sy masat e rrepta të sigurisë. Kirilli shoqëro...

16:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI