Flash

Selami akuzon rëndë Bashën mes fishkëllimash në Kuvendin Kombëtar të PD 

Lapsi.al 29 April 2018
Selami akuzon rëndë Bashën mes fishkëllimash në

Sipas Eduart Selamit, kritikut të Bashës dhe kundërshtarit të këtij të fundit për drejtimin e partisë korrikun e shkuar, statuti që pritet të votohet sot nga Kuvendi Kombëtar është statuti më i keq që ka pasur Partia Demokratike në historinë e saj.

"Ky është statuti më i keq që ka pasur PD." - deklaroi Selami, duke shtuar se PD është në shërbim të Lulzim Bashës.

Selami i kërkoi Bashës të hapë partinë dhe të bëjë analizat e humbjeve të njëpasnjëshme të 5 viteve të fundit.

"Ky është momenti, e ka kthyer PD në shërbim të një njeriu të kryetarit. Zoti Basha, lidershipi s’është pushtet dhe pozitë, është vlera, morali. Ky nuk është statuti i bashkimit, është i përjashtimit, fjala përjashtim në statut përmendet disa herë.

Në prill shkarkoi 22 kryetarë dege, e morëm vesh nga TV, s’u hapi as telefonin, tani s’do quhet më shkelje statuti tani e ke me statut ti shkrije.

Për këtë brohorisni ju? Shumë keq, mos mendoni se unë ju drejtohem vetëm ju, i drejtohem edhe demokratëve që janë aty jashtë, të heshtur.

Zoti Basha tërhiqe këtë statut, mbaj premtimin, hape PD-në, bëj analizën e humbjeve, e treta për PD, dhe kjo punë vetëm do vazhdojë nëse vazhdon kështu. PD do mbijetojë nëse do largoheni." - u shpreh Selami.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike nuk harroi të përmendte edhe vjedhjen e votave gjatë votimeve për zgjedhjen e kryetarit verën e shkuar.

"Faktet treguan një video duke vjedhur votat brenda nesh. Mund të jetë një nga ata që bërtasin. Si mund të jemi ne partia e lirisë dhe demokracisë kur vidhen votat brenda nesh? A doni ta bëni si në 1995? Bëjeni. Unë jam këtu për të treguar se kjo nuk është rruga për PD-në, as për opozitën, as për të djathtën. As për Shqipërinë"- u shpreh Eduart Selami.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI