Flash

Duhet të justifikojë pasurinë, Llalla del para komisionit më 16 maj

Lapsi.al 27 April 2018
Duhet të justifikojë pasurinë, Llalla del para komisionit më

KPA ka caktuar sot seancen ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ky i fundit duhet të paraqitet më 16 maj para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, per të justifikuar pasurinë e tij. Data e seances eshte bere e ditur ne një njoftim te Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Njoftimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, bazuar në nenin 65, pika 1 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” njofton subjektet e procesit si dhe të gjithë personat e interesuar, se ditën e Mërkurë, në datën 16.05.2018, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja Nr.1/2018(JR), datë 27.03.2018, për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit Nr.2, datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Zotin Adriatik Llalla.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr.6, Tiranë.

Trupi Gjykues, përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesues i Trupit Gjykues Sokol Çomo

Relator i Çështjes Luan Daci

Anëtar Albana Shtylla

Anëtar Ardian Hajdari

Anëtar Ina Rama

Kjo shpallje bëhet të paktën 15 ditë para datës së gjykimit, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në ambientet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ky njoftim bëhet gjithashtu në faqen e internetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, si dhe në faqen e internetit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe, me njoftim individual në të dhënat elektronike të kontaktit të subjektit të rivlerësimit Zotit Adriatik Llalla të deklaruara në Komisionine Pavarur të Kualifikimit si dhe të dhënat elektronike të Institucionit të Komisionerëve Publikë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI