Flash

Rama: Në Berlin fola edhe për kazanin. Gazetari: Si i thonë gjermanisht?

Lapsi.al 26 April 2018
Rama: Në Berlin fola edhe për kazanin. Gazetari: Si i thonë

Kryeministri Edi Rama tregoi sot gjatë konferencës për shtyp në Rinas, se në takimet e tij në Berlin kishte folur edhe për mediat shqiptare, të cilat si gjithnjë i kishte etiketuar si 'kazan', njësoj sic bën edhe brenda vendit. Rama e dha këtë përgjigje pasi u pyet nga gazetarët në Rinas nëse në Bundestag ishte trajtuar cështja e Saimir Tahirit, sikundër u raportua nga radio Dojce Vele. 

“Kam bërë shumë kontakte me mediat në Berlin. Kam dhënë shumë intervista. Unë kam sqaruar se e gjithë historia e treguar në Tiranë, e përkthyer në gjermanisht, e çuar në Berlin dhe e ritreguar gjermanisht është një histori e kazanit të thashethemeve të Tiranës. Këtë kam thënë unë atje. Dhe sigurisht kam shpjeguar se si funksionon kazani në Tiranë. Këto po, i kam thënë të gjitha. Vetëm fjalën kazan e kam thënë në turqisht dhe anglisht se gjermanisht nuk e dija” tha Rama.

Por ndërkohë gazetari Indrit Maraku i Top Channel, ndërhyri sërish, duke  e pyetur se si i thonë kazanit në gjermanisht. 

Gazetari: Në fakt sa doja t’ju pyetja se si thuhet kazani në gjermanisht

Rama: Ah se di.

Të këshilluara

Dy vajza të reja tentojnë vetëvrasjen

Dy vajza të reja, njëra e mitur në Tiranë dhe tjetra vetëm 18 vjeç në Lezhë, kanë tentuar ti japin fund jetës duke pirë ilaçe. Në rrugën “Ali Shefqeti”, në T...

17:40

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI