Flash

Rama për Krichbaum: Është vetëm një ndër qindra deputetë të Bundestagut gjerman

Lapsi.al 26 April 2018
Rama për Krichbaum: Është vetëm një ndër qindra

Qëndrimin e deputetit të CDU-së, Gunther Krichbaum, Edi Rama u përpoq të mos i jepte rëndësi në konferencën që mbajti nga aeroporti "Nënë Tereza".

Edhe pse Krichbaum drejton komisionin e Bundestagut për çështjet e BE-së, sipas Ramës, qëndrimi i tij për Shqipërinë se reformat e deritanishme nuk janë të mjaftueshme, nuk ka një peshë relativisht të madhe. Rama u shpreh se qëndrimi i Gunther Krichbaum nuk është suprizë për të, por as arsye që të jetë i pakënaqur nga vizita dy ditore në Berlin. Vizitë të cilën e quajti të sukseshme, pavarësisht raportimeve nga shtypi gjerman se Ramës i është kërkuar llogari për Saimir Tahirin, apo dhe i është bojkotuar një darkë nga deputetët gjermanë.

“Sa për Krichbaum, nuk ma ka thënë në sy por nuk është surprizë për mua, por ai kështu e mendon. Ai është një ndër qindra deputetët e Bundestagut, kështu që është që mendimi i tij ka atë peshë që ka por nuk më gjen të papërgatitur, dhe nuk është arsye për mua që të më ulët kënaqësia e rezultateve të kësaj vizite” - u shpreh Rama, teksa dukej se kishtë vështirësi në frymëmarrje.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Dy vajza të reja tentojnë vetëvrasjen

Dy vajza të reja, njëra e mitur në Tiranë dhe tjetra vetëm 18 vjeç në Lezhë, kanë tentuar ti japin fund jetës duke pirë ilaçe. Në rrugën “Ali Shefqeti”, në T...

17:40

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI