Flash

Rama sulmon opozitën: Balta e përditshme u transmetua në gjermanisht

Lapsi.al 26 April 2018
Rama sulmon opozitën: Balta e përditshme u transmetua në

Sipas Edi Ramës, gjithçka që ka bërë opozita me njohjet e saj në arenën ndërkombëtare është formulimi i akuzave, të pabaza sipas kryeministrit, në gjuhë të huaj.

I sapoardhur nga vizita dy-ditore në Berlin, Rama deklaroi se është i keqardhur që në dëgjesën me Komisionin për çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman, përpos progres-raportit nga Brukseli, çdo gjë tjetër që u tha ishte ‘balta’ e opozitës jo shqip, por në gjermanisht.

Për Ramën, opozita po bëhet pengesë që Shqipëria të shikohet për atë që është në këtë moment dhe jo për ato çka presupozon opozita.

“Konstatova me keqardhje në dëgjesën me komisionin e cështjeve evropiane që cka lidhej me cështje që s’janë pjesë e raportit të progresit ishte thjesht transmetimi gjermanisht i atyre që i dëgjojmë këtu shqip deri në bezdi dhe ky është roli që ka bërë sot opozita shqiptare, duke përcjellë dhe eksportuar pa u lodhur baltën e përditshme dhe duke e kthyer atë në një pengesë për të lejuar që Shqipëria të shikohet për atë që është në këtë moment.” – u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi se nuk ka diskutim që në qershor do të hapen negociatat për Shqipërinë, edhe pse çehrja e tij dhe frymëmarrja e rënduar më shumë se çdo gjë, binin ndesh me reagimet e përhershme entuziaste të njohura të Ramës kur merr një lajm të mirë nga arena ndërkombëtare.

“Qe ne do i hapim negociatat kjo eshte nje gje qe nuk ka diskutim, problemi eshte te mos kemi shtyrje ne kohe dhe zvarritje te humbasim ate moment fuqie dhe energjie qe ka dhene ky rekomandim” – u shpreh Edi Rama në konferencën për shtyp nga aeroporti “Nënë Tereza”.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Dy vajza të reja tentojnë vetëvrasjen

Dy vajza të reja, njëra e mitur në Tiranë dhe tjetra vetëm 18 vjeç në Lezhë, kanë tentuar ti japin fund jetës duke pirë ilaçe. Në rrugën “Ali Shefqeti”, në T...

17:40

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI