Flash

LSI largon vëmendjen nga investigimi i 'Mother Jones', kërkon ngritjen e Komitetit Kombëtar Kundër Drogës

Lapsi.al 26 April 2018
LSI largon vëmendjen nga investigimi i 'Mother Jones',

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët. I pyetur për çështjen e investigimit të revistës amerikane ‘Mother Jones’ e cila shkruante për financime të dyshimta të kompanive ‘offshore’ ndaj LSI-së, Rama tha shkurt: "Reagim korrekt i LSI, të mos humbasim kohë me sajesa". Më tej numri dy i LSI-së i këkoi kryeministrit të shpallë ngritjen e Komitetit Kombëtar Kundër Drogës.

"Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me retorike, me demagogji, por me zbatimin e ligjit. Rama të marrë përgjegjësi dhe të shpallë të gjithë strukturën e Komitetit Kombëtar kundër drogës. Çelja e negociatave duhet trajtuar si prioritet kombëtar. Jemi të hapur për të qenë të pranishëm kudo ku do të duhet të jemi bashkë për procesin e integrimit", tha Luan Rama.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI