Flash

Akuzohet për korrupsion me tenderat në burgje, Prokuroria kërkon 5 vite burg për Artur Zoton

Lapsi.al 26 April 2018
Akuzohet për korrupsion me tenderat në burgje, Prokuroria kërkon

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Artur Zoto. Prokuroria ka kërkuar 5 vite burg dhe si dënim plotësues të mos ushtrojë funksione publike 5 vjet.

Vetë Artur Zoto, i cili rrezikon dënimin me 5 vite burgim për korrupsion pasiv nuk ishte në seancë. Seancën e radhës pritet që mbrojtja të paraqesë gjithë argumentet për të vërtetuar që është i pafajshëm. Zoto ka thënë nga ana tjetër se po mbahet në burg jo për akuzën për korrupsion por për pajisjen e përgjimit Imsi Catcher.

Prej muajsh, Zoto po përballet me gjykatën për Krime të Rënda, pas dyshimeve për korrupsion pasiv. Ai u implikua në aferën korruptive, pasi dëshmisë që bëri në prokurori, ish-zëvendësi i tij, Iljas Labi, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI