Flash

FOTO/ Peshkatarët kapin një peshkaqen tigër në Durrës, gjallesa peshon 102 kg

Lapsi.al 26 April 2018
FOTO/ Peshkatarët kapin një peshkaqen tigër në Durrës,

Një tjetër peshkaqen i rrezikshëm ka rënë në rrjetat e peshkatarëve durrsakë. Mëngjesin e sotëm është kapur një peshkaqen tigër që peshon plot 102 kg.

Menjëherë peshkaqeni ka dalë në shitje në dyqanin e peshkut në lagjen nr.1 të Durrësit.

Peshkatarët durrsakë thanë për “DurrësLajm”, se peshkaqeni ra në rrjetën e tyre në një distancë prej afro 450 metrash nga bregu.

Ky është rasti i tretë brenda 10 ditëve që kapen peshkaqenë, çka të bën të mendosh se numri i kësaj specieje në ujërat e detit Adriatik është shtuar.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI