Flash

VIDEO/ Vrasja në Kamëz, viktima sapo ishte kthyer nga Greqia, 13 persona të shoqëruar

Lapsi.al 26 April 2018
VIDEO/ Vrasja në Kamëz, viktima sapo ishte kthyer nga Greqia, 13

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në Kamzë gjatë një tentative grabitje. Mësohet se viktima Agim Buçi sapo ishte kthyer nga Greqia, ndërsa ai ka punuar në një kompani telefonike. Në momentin kur grabitësit kanë hyrë në dyqan, 52-vjeçari ka qenë në banesë ndërsa në punë ishte bashkëshortja e tij bashkë me djalin. Ai ka shkuar në minimarket sapo ka dëgjuar të bërtiturat e bashkëshortes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën "OSBE" ku persona ende të paidentifikuar sulmuan me amrë duke vrarë 52-vjeçarin Agim Buçin dhe plagosur bashkëshorten e tij Merita Buçi 44 vjeçe. Pronari 52 vjeçar i dyqanit, baba i tri vajzave dhe një djali, është dërguar me urgjencë në spital i plagosur rëndë me plumb në gjoks, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka nisur mbledhjen e provave materiale, si dhe ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të krimit. Në një reagim për ngjarjen policia bën me dije se janë shoqëruar deri tani 13 persona të dyshuar që po verifikohen si autorë të mundshëm. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka vendosur një shpërblim prej 500 mijë lekësh të reja për këdo që jep informacione që ndihmojnë identifikimin dhe kapjen e autorëve.

[video width="720" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/04/Kamez.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI