Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Lëvizja në zonën Shengen do të ndryshojë, forcim kontrollesh për mbrojtjen e kufijve

Lapsi.al 26 April 2018
Lëvizja në zonën Shengen do të ndryshojë, forcim

Ndryshime ne levizjen ne zonen Shengen duke nisur nga viti 2020. Konfirmohet marrëveshja e arritur ndërmjet Presidencës së Këshillit dhe përfaqësuesve të Parlamentit Europian mbi propozimin për një sistem informimi dhe autorizimi evropian të udhëtimit (ETIAS).

Faqja zyrtare raporton se marrëveshja është një hap tjetër i rëndësishëm në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE. “Duke ditur se kush vjen në BE para se të vijnë në kufi, do të jemi më të aftë të ndalojmë ata që përbëjnë rrezik për qytetarët tanë”, - tha ministri i Brendshëm bullgar, Valentin Radev.

ETIAS do të lejojë kontrolle paraprake dhe, nëse është e nevojshme do te mohoje autorizimin e udhëtimit për shtetasit e vendeve të treta që udhëtojnë në zonën Shengen.

Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së brendshme, parandalimin e imigracionit të paligjshëm, mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e vonesave në kufijtë duke identifikuar personat që mund të paraqesin rrezik në njërën nga këto zona para se të arrijnë në kufijtë e jashtëm.

Ai sistem do të zbatohet për shtetasit e vendeve të treta jashte sistemit te vizave. Ata do të duhet të marrin një autorizim udhëtimi para udhëtimit të tyre, nëpërmjet një aplikacioni online. Për çdo aplikim, aplikantit do të kërkohet të paguajë një tarifë për autorizimin e udhëtimit prej 7 eurosh.

Informacioni i paraqitur në çdo aplikim do të përpunohet automatikisht dhe ne baze të të dhënave të Interpol për të përcaktuar nëse ka arsye për të refuzuar një autorizim udhëtimi. Nëse nuk kerkohen elemente te tjera, autorizimi i udhëtimit do të lëshohet automatikisht dhe shpejt. Ky pritet të jetë rasti për shumicën e aplikacioneve.

Nëse ka një element që kërkon analizë, aplikacioni do të trajtohet me dorë nga autoritetet kompetente. Në këtë rast, njësia qendrore ETIAS së pari do të kontrollojë që të dhënat e regjistruara në dosjen e aplikimit korrespondojnë me të dhënat që shkaktojnë verifikim.

Kur të ndodhë ose kur mbeten dyshime, aplikacioni do të përpunohet manualisht nga njësia kombëtare e ETIAS-it e shtetit anëtar përgjegjës.Lëshimi ose refuzimi i një kërkese që ka probleme do të bëhet jo më vonë se 96 orë pas paraqitjes së kërkesës ose, nëse kërkohet informacion shtesë, 96 orë pas marrjes së këtij informacioni.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI