Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Tjetër shkrim i “Mother Jones”: Pikëpyetjet e lobimit të Ilir Metës në SHBA

Lapsi.al 25 April 2018
Tjetër shkrim i “Mother Jones”: Pikëpyetjet e lobimit

Revista amerikane “Mother Jones” sjell një tjetër investigim të saj duke hedhur dyshime mbi një kontratë lobimi të nënshkruar nga LSI me një kompani amerikane “McKeon Goup” të ish-kongresmenit republikan Howard “Buck” McKeon. Ai ka drejtuar edhe një komitet në kongres, por u tërhoq më vonë. “Mother Jones” sjell në vëmendje kontratën që McKeon Group ka nënshkruar me një kompani të quajtur Dorelita Limited, me qendër në Qipro dhe që është e specializuar në krijimin e kompanive ofshore shumica e të cilave janë ruse dhe që gjithashtu është e afërt me një oligark të njohur rus. Tashmë Dorelita Limited kontrollohet nga një milioner grek, “të paktën në letra”. “Mother Jones” thotë se mbetet misterioze kush pagoi në emër të Dorelita Limited në emër të LSI-së në fillim të 2017-ës pak para zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend.

“Në janar 2017, McKeon Group firmosi një kontartë 15 mijë dollarëshe me LSI, partinë e tretë më të madhe në vend për të lobuar në Ëashington dhe të promovonte aty kreun e saj Ilir Meta, në atë kohë kryetar i Parlamentit” – thuhet në shkrim. Më pas aty citohet raporti i Freedom House që e vë në dukje “perceptimin e shumë qytetarëve se Ilir Meta është simbol i korrupsionit”. Kontrata e nënshkruar nga Meta dhe McKeon kishte si qëllim t’i jepte Metës një “akses” të presidenti Trump për të pasur një takim apo për të bërë një foto me të.

Kontrata me McKeon kërkonte edhe rregullimin e pranisë së Metës gjatë inaugurimit të Trump si President dhe organizim takimesh me liderë të rëndësishëm në Uashington gjatë ceremonive të inaugurimit.

“Pasi Trump të zgjidhej President, sipas koontratës, lotimi duhet të konsistonte në krijimin e një marrëdhënieje të mirë dhe speciale me administratën Trump dhe kongresin.”

Kontrata në emër të LSI u nënshkrua në emër të LSi nga një avokat i njohur në Athinë, Iraklis Fidetzis. Në mes të janarit Meta shkoi në Uashington në inaugurimin e Trump dhe takoi disa senatorë dhe kongresmenë amerikanë si Orrin Hatch, Pat Roberts, Mike Conaëay, Mike Turner, Ed Royce.

“Në 24 mars “McKeon Group” firmosi një tjetër kontratë me Fidetzis, por këtë herë për të lobuar në emër të firmës së tij me qendër në Athinë, Dorelita Limited e cila ka të njëjtën adresë në Athinë me Fidetzis. Një burim, familjar me kontratën e re tha se Fidetzis kishte sugjeruar McKeon Group që të vazhdonte të punonte për LSI. Kontrata e re e lobimit përfshinte punën e një viti duke paguar 3 herë McKeon Group e cila kishte përfituar nga kontrata e parë me LSI-në 50 mijë dollarë, plus shpenzimet. Burimi tha se qëllimi kryesor i Dorelita ishte “t’i gjente akses Metës te Presidenti Trump, për një takim ose foto, por kjo dështoi. Kontrata e re e McKeon Group me Dorelita nuk e përmend LSI, por vetëm që ajo të lobonte për interesa të saj” – thuhet në shkrimin e Mother Jones.

Dorelita u krijua në 2013-ën nga Andreas Petrou. Ai ka një zyrë në Nikosia të Qipros që krijon kompani guaskë ndërsa një e treta e tyre janë ruse. Firma e Petrou është e përfshire me kompani të Oleg Deripaska, mandati rus i aluminit i cili është përmendur edhe në skandalin Russiagate për ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane. Muajin e kaluar kompanitë e tij u bllokuan nga departamenti amerikan i thesarit. Një zëdhënës i mohoi lidhjet mes Dorelita dhe rusit Deripaska dhe shtoi se ai nuk ka asnjë interes biznesi në Shqipëri.

Gjithmonë sipas Mother Jones një sërë takimesh të Dorelita në SHBA janë bërë për LSI. Në total McKeon Group mori 65 mijë dollarë, nga të cilat 15 mijë i pagoi LSI. Vetë kjo forcë mohoi lidhjet me Dorlita. “Zero kontakt dhe zero njohje për të” – tha një zëdhënës. Ai shtoi se ishte deputeti Vangjel Tavo që kishte lidhur LSi me Fidetzis dhe po Tavo pagoi 15 mijë dollarë te McKeon Group. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Makina përplas për vdekje 18-vjeçarin

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, ku raportohet se një makinë ka përplasur për vdekje një të ri vetëm 18 vjeç. Raportohet se i ri...

19:52

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI