Flash

Teatri drejt shembjes/ Artistët thirrje për bashkim para vendimit të Bashkisë

Lapsi.al 25 April 2018
Teatri drejt shembjes/ Artistët thirrje për bashkim para vendimit

Regjisori Kastriot Çipi por edhe aktorët e artistë të tjerë kanë njoftuar se ditën e nesërme në mesditë, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të votojë vendimin që i hap rrugë shembjes së teatrit. Ai bën thirrje për të qenë nesër pranë Bashkisë në shenjë solidariteti.

Artistët vijojnë të kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar duke bërë thirrje për t’u bashkuar.

“Nesër në ora 12, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë votohet projekt-vendimi për kalimin e trojeve në varësi të bashkisë privatëve që duan të ndërtojnë me PPP. Ndër to edhe terreni i Teatrit Kombëtar. Ky është hap konkret për shembjen e TK. Ne po regjistrojmë emrat për të marrë pjesë si vëzhgues në mbledhje. Ata që duan të jenë në sallë, të kontaktojnë me Robert Budinen +355 69 409 5804. Të tjerët le të qëndrojnë poshtë bashkisë në shenjë solidariteti. Ftoni kë të mundni!”, shkruan regjisori Çipi, mesazh i postuar në Facebook edhe nga artistë të tjerë.

Të këshilluara

Tiranë, përdhunohet një vajzë 16-vjeçare

Një djalë 17-vjeçar është duke u hetuar nga Prokuroria pasi dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Tiranë. Policia k...

15:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI