Flash

Thellohet skandali i fabrikës në Kashar, punëtorët 4 muaj pa rroga

Lapsi.al 23 April 2018
Thellohet skandali i fabrikës në Kashar, punëtorët 4 muaj pa

Edhe pse vatra kryesore e zjarrit u shua një ditë më parë, në fabrikën e riciklimit në Kashar vijon djegia e mbetjeve. Dy zjarrfikëse vijojnë punën që nga mëngjesi i sotëm duke hedhur ujë për të fikur të gjitha vatrat e vogla që kanë mbetur. Një ditë më parë fabrika u shkrumbua plotësisht nga zjarri që e përfshiu, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Fabrika ka qenë e siguruar, ndërsa pritet një raport nga ekspertët se cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit.

Pranë fabrikës së riciklimit sot ka shkuar pronari Vullnet Haka. I pyetur nga gazetarët, ai tha se nuk dëshiron të prononcohet dhe se ia lë në dorë hetimeve të zbardhin ngjarjen. "Nuk dëshiroj që të flas, ia lë në dorë hetimeve, nuk kam se çfarë të them".

Punëtorët të pyetur nga gazetari i Report Tv, thonë jashtë kamerave se kanë nga 2-4 muaj paga të prapambetura pa marrë. Në takimin që kanë zhvilluar me pronarin Vullnet Haka, punëtorëve u është premtuar se do u jepen rrogat e prapambetura.

Vonesa e pagave me disa muaj është një tjetër skandal, pasi punëtorët kanë qenë të siguruar, por pavarësisht kësaj jo cdo muaj u kalohej paga. Djegia e fabrikës ka shkaktuar ndotje të madhe në zonë, por shqetësimin e banorëve për erën e rëndë dhe ndotjen askush nuk e ka marrë në konsideratë nga institucionet.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI