Flash

Kush është kompania turke që merr minierën e dytë më të madhe në Shqipëri

Lapsi.al 23 April 2018
Kush është kompania turke që merr minierën e dytë

Shoqëria “Vllahen Mining” është shpallur fituese e garës për lejen minierare në zonën 294/7, e referuar si Miniera e Vlahnës në Kukës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka shpallur këtë subjekt fitues në bazë të ofertës të paraqitur për garën e datës 23 Mars 2017.

“Vllahen Mining”, bazuar në ekstraktin e QKR është një shoqëri e zotëruar në përqindje të barabarta nga shqiptarja “Albchrome Holding” (pjesë e Balfin) dhe gjigandi turk në eksportin e kromit, “EKIN MADEN TICARET VE SANAYI”. Kompania shqiptare dhe ajo turke janë bashkuar në këtë sipërmarrje të përbashkët (joint venture) vetëm pak ditë përpara aplikimit në MIE, më 12 Mars.

Kompania parashikon të kryejë një investim prej 1.27 miliardë lekësh në minierën e Vlahnës, për të realizuar një prodhim vjetor prej 92,665 ton, sasi e cila do të përpunohet po ashtu nga kjo kompani. Në total, vlera e produkteve minerare, duke u bazuar në rezervat gjigande të Vlahnës, llogaritet në mbi 25.7 miliardë lekë, nga ku rentabiliteti ekonomik, pra përqindje që do t’i shkojë shtetit është 42.66%.

“Vlahna” llogaritet të ketë rreth 1,390,000 ton/m3 krom në një sipërfaqe prej 1.804 kilometrash katrorë – raporton SCAN. Miniera nisi punën në vitin 1986 dhe deri në vitin 2006 llogariste një prodhim total xeherori kromi prej 45 mijë tonësh. Kjo minierë është një nga tetë minierat në Shqipëri që kanë mbi 1 milion ton rezerva kromi.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI