Flash

Jep dorëheqjen kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa: Nuk gjetëm mbeshtetjen e dëshiruar

Lapsi.al 23 April 2018
Jep dorëheqjen kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa: Nuk gjetëm mbeshtetjen

Ka dhënë dorëheqjen kreu i Omonies, Leonidha Papa. Përmes një reagim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Papa duke falënderuar ata që e kanë mbështetur deri tani, ka dhënë edhe arsyet se përse ka marrë këtë vendim.

Ai thotë se ka disa drejtues të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë Omonian, si një dyqan, ku mund të zgjidhin hallet e tyre.

“Informoj anëtarët dhe simpatizantet e Omonias, se përpjekjet  personale për riorganizim, me propozime që kam gjykuar se do sjellin bashkimin e bashkatdhetarëve tanë, duke e shndërruar  organizatën si shtëpine e përbashkët e të gjithë minoritareve greke dhe në veçanti për të përballur aspiratat, nuk gjetën mbeshtetjen e dëshiruar,  jap doreheqjen nga posti i Kryetarit te Pergjithshem, duke i lene përgjegjësinë e perfaqesimit deri në zgjedhjet e ardhshme zv kryetarit z, Fredi Beleri." - shkruan Papa.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI