Flash

Vetingu/ Gjykatëses së Kushtetueses nuk i dalin llogaritë e pronave në Gjirin e Lalzit

Lapsi.al 23 April 2018
Vetingu/ Gjykatëses së Kushtetueses nuk i dalin llogaritë e

Mospërputhje në deklarim për burimin e parave, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti në vitin 2005, 109 metra katrorë me vlerë 60 mijë euro dhe probleme edhe me një truall që ka në Gjirin e Lalzit. Këto janë vetëm disa nga konstatimet e KPK për pasurinë e Altina Xhoxhajt, seanca për të cilën ka nisur e pritet verdikti pas ‘vetingut’.

Sipas hetimit administrativ te KPK, gjyqtarja e Kushtetueses ka një apartament të blerë në vitin 2005, për 60 mije euro 109 metra katrore. Ka një truall në Gjirin e Lalzit që e ka blerë 400 mijë leke dhe mbi të një shtëpi që e ka blerë 5 mln leke. Ndërkohë që kursimet e bashkejetuesit rezultojnë 61 mije dollare dhe 15 mije euro.

Sipas KPJ, apartamenti 101 m katrore ne Tirane ka mospërputhje per burimin e parave, ka mungese te ardhurash sipas analizes per blerjen e apartament. Sa i perket apartamentit te Gjiri i Lalzit 2+1 plus verandë, ka gjithashtu probleme. Sa i përket truallit te Gjiri i Lalzit rezulton se ka marre 100 metra katrorë më shumë se nga i takon. edhe sa u perket kursimeve te bashkëjetuesit, nuk justifikohen.

Nderkohe që avokatja e Xhoxhajt kërkon rikonfirmim në detyrë të klientes së saj. Ajo thekson se “lëvizjet jashtë të bashkëjetuesit dhe vetë Xhoxhajt kanë qenë në funksion të detyrës”. Sipas avokates, bashkëjetuesi i Xhoxhajt ka lëvizur për shkak të detyrës që bën në OSBE.

“Apartamentin në Tiranë e ka blerë bashkëjetuesi me paratë e tij, por te regjistrimi është bërë në emër të të dyve, meqë bashkë kanë dy fëmijë”- tha avokatja në pergjigje të konstatimeve të KPK.

Po sipas saj, apartamenti te Gjiri i Lalzit është regjistruar në bashkëpronësi, pasi është blerë me kontribut të përbashkët. “Eshte blerë pas 16 vjetësh punë të subjektit. Xhoxhaj ka qenë anëtare e KLD, pedagoge dhe gjyqtare. Dhe këto justifikojnë kontributin për apartamentin”- tha avokatja.

Për truallin 221 metra katrorë, sipas avokates, subjekti ka bërë procedurat ligjore sipas asaj që i ka kërkuar ALUIZNI. “Eshtë trualli nën apartament që përfshin hyrje dhe oborr”-tha ajo.

Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe Vitore Tushës. Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori; Fatos Lulo u shkarkua nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e rikonfirmuar deri më tani në detyrë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI