Flash

Mesazh nga Gjermania për negociatat, Krichbaum: Koha nuk është maturuar ende!

Lapsi.al 23 April 2018
Mesazh nga Gjermania për negociatat, Krichbaum: Koha nuk është

Politikani i CDU-së, Gunther Krichbaum ka dalë me një deklaratë të fortë sa i takon integrimit të Shqipërisë në BE, saktësisht për çeljen e negociatave. Ai ka qenë i qartë në qëndrimin e tij, teksa ka theksuar se “koha nuk është maturuar ende”.

Me këtë dekaratë të fundit, cituar nga media gjermane, kryetari i Komisionit për Europën në Bundestag, Gunther Krichbaum (CDU) i qëndron mendimit se është ende herët që Shqipëria të fillojë hapjen e negociatave në këtë moment.

“Në plan të parë paraqesin korrupsioni dhe përmasat e mëdha të krimit të organizuar një problem”- tha ai në argumentimin e tij.

Vetëm dy ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha me një deklaratë nga selia blu, akuzoi direkt kryeministrin Rama se po përdor paratë e krimit për një fushatë të paprecedentë sulmi ndaj deputetit gjerman, duke përdorur për këtë disa media pranë tij.

Ai u akuzua ndër të tjera se po vepronte në interes të presidentit rus Vladimir Putin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI