Flash

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

Daja dhe nipi nxjerrin kallashnikovin, sherr me pronarin e lokalit

Lapsi.al 21 April 2018
Daja dhe nipi nxjerrin kallashnikovin, sherr me pronarin e lokalit

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë qe mund te kishte pasoja. Ngjarja ka ndodhur ne Elbsasan, ku ne lokalin e “Lloto Sporti”, daja dhe nipi jane konfiktuar me arme me pronarin. Policia ka bere arrestimin në flagrancë te dy te dyshuarve.

Njoftimi i plote

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit Kallashnikov.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosje”, kryer në bashkëpunim”, “Prishja e Qetësisë Publike kryer në bashkëpunim” .

• F. P., 20 vjeç, lindur në Elbasan, banues në lagjen Shën-Koll Elbasan.

• F.B., 29 vjeç, banues në lagjen Shën-Koll Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e një lokali “Lloto Sporti”, shtetasin A.B, 48 vjeç, e kanë kanosur këtë të fundit me armë zjarri kallashnikov dhe më pas kanë qëlluar në ajer në afërsi të lokalit.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Konflikti ka nisur fillimisht mes shtetasit F. B.,me pronarin e lokalit dhe më pas nipi i tij shtetasi F. P.,ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip kallashnikov me një karikator me 12 fishekë , si dhe dy gëzhoja .

Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Arrestohet në Itali ish zyrtari shqiptar

Një ish- zyrtar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mediat vendase shkruajnë se ai nuk kishte pasur asnjë problem në shtetin fqinj, por u arrestua ...

09:50

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI