Flash

Zhdukja e dy fëmijëve shqiptarë në Gjermani, reagon ambasada: Ku dyshojmë se ndodhen

Lapsi.al 21 April 2018
Zhdukja e dy fëmijëve shqiptarë në Gjermani, reagon

Dy fëmijë shqiptarë raportohen të jenë zhdukur në Gjermani, që prej ditës së enjte. Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka dhënë informacione për zhdukjen e dy të miturve, pas angazhimit të madh me autoritetet policore gjermane. Lajmin e ka bërë të ditur Ushtrues detyre i Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Gjermani, Armend Zemaj.

Bëhet fjalë për 13-vjeçarin Qendrim Nimonaj dhe 11-vjeçarin Leutrim. Nimonaj, vëllezër me prejardhje nga Kosova të cilët kanë qenë të vendosur me një vendbanim kolektiv në Borsdorf afër Leipzigut. Sipas njoftimit, në bazë të dhënave që ka ofruar nëna e fëmijëve, ajo është deklaruar se, familja Nimonaj është me përkatësi rome nga komuna e Klinës dhe gjendej si azilkërkues në Gjermani që nga viti 2014.

“Falë bashkëpunimit intensiv mes autoriteteve gjermane dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës, si dhe bisedave të vazhdueshme telefonike me nënën e fëmijëve, është arritur tek dyshimi i bazuar për largim të qëllimshëm i cili ka rezultuar me lokalizimin e vendndodhjes së fëmijëve tek një i afërm i familjes (axha i tyre). Duhet theksuar se babai disa ditë me parë ishte riatdhesuar nga autoritetet gjermane për në Kosovë se bashku me 5 fëmijë, përderisa në Gjermani kishte mbetur nëna shtatzënë me tre fëmijë të tjerë, dy nga të cilët ishin larguar në drejtim të panjohur në mëngjesin e ditës së enjte”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Arrestohet në Itali ish zyrtari shqiptar

Një ish- zyrtar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mediat vendase shkruajnë se ai nuk kishte pasur asnjë problem në shtetin fqinj, por u arrestua ...

09:50

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI