Flash

Kastriot Gjuzi, vrasësi i Marjo Majollarit zgjedh heshtjen, nuk pranon as avokat

Lapsi.al 20 April 2018
Kastriot Gjuzi, vrasësi i Marjo Majollarit zgjedh heshtjen, nuk pranon as

I arrestuari për vrasjen e Marjo Majollarit, Kastriot Gjuzi, pas arrestimit në Kosovë, është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor në Tiranë, por nuk ka pranuar të flasë dhe as nuk ka kërkuar një avokat.

Ndërkohë mësohet se policia ka shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Gjuzin që të arratiset. Pas arrestimit të shtetasit Kastriot Gjuzi ditën e djeshme policia ka dhënë informacionin zyrtar. Sipas policisë arrestim i Gjuzit, u bë pasi shkëmbim i informacionit mes policisë së Kosovës dhe Shqipërisë u bë në Kohë reale.

“Shtetasi i mësipërm me qëllim shmangien e hetimeve ndaj tij kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin jeshil në “Republikën e Kosovës”, ku dhe u kap nga Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës në DVP Tiranë në bashkepunim me Prokurorinë u bë ndalimi i shtetasit të lartpërmendur”, shkruan ndër të tjera policia në njoftimin e saj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI