Flash

Rezultonte e humbur prej 11 prillit në Irlandë, gjendet shqiptarja 17-vjeçare

Lapsi.al 19 April 2018
Rezultonte e humbur prej 11 prillit në Irlandë, gjendet shqiptarja

Që prej së mërkurës një 17-vjeçare shqiptare rezultonte e humbur në Irlandë, por fatmirësisht është gjetur.

Olta Dodaj iu bashkua familjes së saj në gjendje të mirë, por ende nuk dihen detaje se çfarë ka ndodhur me të. Ajo ishte zhdukur nga Neëbridge, Co. Kildare, që nga 11 prilli.

Mediat vendëse shkruanin se 17-vjeçarja u pa për herë të fundit të mërkurën, më 11 prill, rreth orës 14.45 në Newbridge.

Pas alarmit të dhënë nga prindërit, policia lokale lëshoi dy deklarata ku kërkonte ndihmë për gjetjen e saj, duke përfshirë një kërkesë drejtuar bashkësisë shqiptare në Irlandë për t’i ndihmuar për gjetjen e saj.

Ndërkaq, policia falënderoi publikun për ndihmë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI