Flash

Shihni fotot flagrante që tregojnë marrëdhënien Basha-Vlahutin

Lapsi.al 18 April 2018
Shihni fotot flagrante që tregojnë marrëdhënien

Që Lulzim Basha dhe Romana Vlahutin nuk e durojnë dot njëri tjetrin kjo nuk është më një sekret në rrethet politiko diplomatike të Tiranës. Por kjo është parë sot në mënyrë shumë të qartë gjatë takimit të kerut të PD në sallën VIP të aeroportit të Rinasit, me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini. Basha u tregua tejet i përzemërt dhe miqësor me italianen ndërsa i ofroi një ftohtësi korrekte kroates (Shihni si i jep doren/ foto 1). Kur u ulën për bisedën e shkurtër Basha dhe Mohherini qënduar gati kokë më kokë duke e lënë më njëanë ambasadoren e BE në Tiranë, që është mësuar zakonish me shumë më tepër vëmendje sesa kaq.

(1)

(2)

(3)

Por edhe Vlahutin nuk është se e la veten të binte pre e momentit të vështirë. Ajo përdori armën më të mirë për të treguar se e injoronte tjetrin (foto). Sapo Basha filloi të flasë me shefen e saj, Romana bëri të pa interesuarën, kerkoi gjatë në çantën e saj dhe filloi të lundrojë në celular (foto 2 dhe 3). Shenjë kjo tipike ose e atyre që gjenden ne siklet ose e atyre që kërkojnë te tregojnë se respekti për dikë ka mbëritur drejt fundit.

©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI