Flash

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë/ Jepen masat e sigurisë për 12 persona në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka vënë nën hetim 12 persona, mes tyre edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), të dyshuar për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Pas kërkesës së organit të akuzës, Gjykata ka caktuar masa sigurie nga “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për […]

11:30

Kryemadhi dhe Paloka i kërkojnë Mogherinit lirimin e 11 protestuesve kuksianë

Lapsi.al 18 April 2018
Kryemadhi dhe Paloka i kërkojnë Mogherinit lirimin e 11 protestuesve

Pas takimit me Federica Mogherinin, Monika Kryemadhi dhe Edi Paloka thanë për mediat se i kërkuan zyrtares së BE-së të ndërhyjë për lirimin e 11 kuksianëve.

“I kërkuam zonjës Mogherini ndërhyrjen e saj në mënyrë njerëzore tek zoti Rama për lirmin e 11 kuksianëve duke patur parasysh që vetë kryeministri Rama kërkoi falje publike në Parlament, në zonën më të varfër të shqiptarëve. Ajo që është më e rëndësishme për ne është që sot shqiptarët kanë nevojë për më shumë besim dhe për ta parë BE sa më pranë”, tha znj. Kryemadhi.

“Sot ne kemi në burg 11 qytetarë të pafajshëm që janë arrestuar në kundërshtim dhe shkelje të të drejtave të njeriut, kështu që hapi i parë është lirimi i tyre. Ishte një nga kërkesat dhe zonjës Mogherini që foli për bashkëpunim mes opozitës dhe maxhorancës. Hapi i parë duhet ndërmarrë nga Edi Rama”, tha Edi Paloka.

Por ndërkaq, opozita i është përgjigjur dhe akuzave të Edi Ramës në deklaratën e një dite më parë, dhe në apelin e tij për të veshur një fanellë kuq e zi.

“Opozita ka kaluar çdo limit të bashkëpunimit të saj me zotin Rama duke filluar që në prezencën e saj në Parlament, duke ngritur çdo ditë e më shumë e duke i dhënë mundësitë z. Rama për të reflektuar. I vetmi që nuk ka ngjyra kuq e zi është Edi Rama, pasi të gjithë ata deputetë e kanë veshur, nëse ka njeri që nuk mban atë ngjyrë është Edi Rama”, tha kryetarja e LSI-së.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI