Flash

Artan Fuga ankohet për parkingun, Veliaj i nxjerr listën e fisit në media

Lapsi.al 20 February 2018
Artan Fuga ankohet për parkingun, Veliaj i nxjerr listën e fisit

Prej dy ditësh, akademiku Artan Fuga ankohet i shqetësuar në faqen e tij në Facebook, për mungesën e vendeve të parkimit pranë banesës së tij, në Rr. “Him Kolli”. Sipas tij, Bashkia e Tiranës ka bllokuar parkingjet anash pallateve pa u konsultuar më parë me banorët e lagjes dhe tani s’ka ku të parkojë makinën e tij.

Pasi zëri i Fugës gjeti hapësirë në media, Bashkia e Tiranës i është përgjigjur me të njëjtën monedhë. Me shpjegimin se kërkesa për ndërhyrjen e Bashkisë është bërë nga vetë familjarët e Artan Fugës, në mediat pranë Veliajt ka dalë një shkresë ku rreshtohen emrat e familjarëve të Artan Fugës.

Tashmë në portale, qarkullon shkresa e familjarëve të Fugës, që i kanë kërkuar Bashkisë së Tiranës, ose më saktë Drejtorisë së Ndërmarrjes Nr. 2 të Qytetit, me shkresën e mëposhtme (faksimile në foto), shoqëruar edhe me fotot përkatëse, lirimin e hapësirave në rrugë, pikërisht që të kalojë ambulanca dhe zjarrfikësja:

Unë i nënshkruari Denis Fuga

Me banim në adresën Rruga “Him Kolli”, pallati 44/1

Nr. kontakti 042242193

Parashtroj ankesën time si më poshtë:

Ne banorët e pallatit 44/1, rruga “Him Kolli”, shprehim shqetësimin tonë për parkimin e makinave pa kriter (duke mos qenë rezident), duke vështirësuar kalimin, hyrjen dhe daljen e makinave nga garazhi. Gjithashtu, shqetësim mbetet edhe parkimi i makinave në fillim të rrugicës, duke mos respektuar hapësirat për hyrjen dhe kalimin sa më të lirshëm në këtë rrugicë, e cila lidh rrugën “Him Kolli” me rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Në këto kushte, paraqesim kërkesën tonë pranë Drejtorisë Tuaj për zgjidhjen e këtij problemi, duke vendosur gjysmësfera betoni në këtë segment rrugice.

Shpresojmë që kërkesa jonë të merret parasysh!

Ankuesi: Denis Fuga

Më pas, ankesa është firmosur edhe nga 15 banorë, shumica nga fisi Fuga:

Dori Fuga

Megi Fuga

Erjon Fuga

Entela Toka

Denis Fuga

Emiljano Fragji

Ilir Gjerasi

Altin Gjoni

Elona Gjoni

Myrteza Fuga

Asibe Fuga

Armand Fuga

Erdit Rrapaj

Lediona Rrapaj

Abdurraman Korruku

Euor Bilalaj

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI