Flash

Nga diskutimi mbi atlas tek biseda me Putin, Berisha zbulon detaje nga takimet me Bush-ët për Kosovën 

Lapsi.al 13 February 2018
Nga diskutimi mbi atlas tek biseda me Putin, Berisha zbulon detaje nga takimet

Në intervistën tek emisioni 'Përballë', Sali Berisha zgjodhi të kujtojë takimet me Presidentin amerikan, Xhorxh W. Bush dhe babain e tij, kur iu kërkua të veçojë një moment kyç në procesin që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Berisha kujton fillimisht takimin me Xhorxh Bush në SHBA. Ai shprehet se Presidenti amerikan nxorri atlasin, veçoi Kosovën në hartë dhe i kërkoi atij të fliste për të.

"Gjatë takimit me babain e Xhorxh Bush biseda është filluar jo me Shqipërinë por me Kosovën. Ai mori një atlas ku u ul dhe pastaj më tha më fol pak tani për Kosovës dhe hapi atlasin dhe gjeti Kosovën në hartë." - u shpereh ish-kryeministri.

Lidhur me takimin me djalin e tij, Presidentin e mëvonshëm të Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W. Bush në zyrën e vet, Sali Berisha u shpreh se ai kërkoi që t'i flitej për Kosovën dhe rajonin.

"Momenti që dua të ndalem ishte vizita e presidentit Bush dhe takimi me të në zyrën time, në të cilën ai, në prani të delegacionit tonë dhe delagacionit të tyre më kërkon ti thoja cilat ishin mendimet e mia mbi Kosovën dhe rajonin.

Bush mu drejtua haptaz duke më thënë si mendon, kur mendon ti për pavarësinë e Kosovës. Unë i thashë se vetëm pavarësia është zgjidhja dhe ja shpjegova. Pastaj mu kthye dhe më tha: "Kur thua ti?"  Kur më tha kur thua ti, ç’është e vërteta anëtarët e delegacionit të tij u shtangën dhe po më shihnin…." - u shpreh Berisha, ndërsa u ndërpre nga gazetari Lutfi Dervishi, i cili e pyeti nëse këtu interferonte mospajtimi rus për pavarësinë e Kosovës. Berisha u shpreh se Bush i kishte thënë Presidentit rus, Vladimir Putin, se pavarësia e Kosovës ishte e pashmangshme.

"Jo me Rusinë e kishin zgjidhur ata. I kishte thënë në Berlin “Vladimir, Kosova do bëhet e pavarur, e kuptoj që ti sdo por Kosova do bëhet.” Por ai më pyet dhe më thotë kur. Ata menduan se unë do i thoja pas dy javësh dhe ra një heshtje e madhe. Unë i them: Zoti president, meqë ju e keni ndarë mëndjen unë u them që të merrni gjithë kohën që ju duhet për të arritur në një ujdi sa më të madhe të mundshme me partnerët sepse pjesën tjetër, pra udhëheqjen e Kosovës ata me këtë do jenë jashtëzakonisht mirënjohës kur t’i informojë, dhe ai më tha do ti informosh sa më shpejt. Ai e tha pastaj dhe në konferencë shtypi." - u shpreh Sali Berisha.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI