Flash

Fillon 'furtuna' në polici, 13 000 efektivë kalojnë në sitën e Vettingut

Lapsi.al 7 February 2018
Fillon 'furtuna' në polici, 13 000 efektivë kalojnë

Rreth 13000 punonjës të policisë do t’i nënshtrohen Vettingut. Qeveria ka miratuar projekt-ligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, i njohur ndryshe si Vettingu në polici.

Projektligji përcakton parimet, kriteret, procedurat e vlerësimit kalimtar dhe periodik, standardet, organizimin dhe funksionimin e organeve të vlerësimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

"Është përzgjedhur një model i përzier ku gradat e larta vlerësohen nga komisione të pavarura me punonjës të rekrutuar nga jashtë, ndërsa në nivelet e tjera komisionet integrohen me punonjës që e kanë kaluar me sukses vlerësimin " u shpreh zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj.

Mësohet se ministria e Brendshme nuk do të pjesë e procesit e vlerësimit, për të garantuar pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e tij, përkundrejt punonjësve që vlerësohen apo përkundrejt publikut.

 

Të këshilluara

Bashkim Fino ndez një puro pas humbjes (FOTO)

Grupi i delegatëve që mbështeti Bashkim Finon duket i zhgënjyer nga 39 votat kundër në Asamblenë e Federatës. Bashkë me Finon kanë dalë në ballkonin e Hotel Adr...

12:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI