Flash

Duka i përgjigjet Finos: Nuk jam trup gjykues, të gjithë e panë procesin demokratik të votimit

Lapsi.al 7 February 2018
Duka i përgjigjet Finos: Nuk jam trup gjykues, të gjithë e

Armand Duka është ka fituar mandatin e pestë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai mundi dy kandidatët e tjerë Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala. Në votimin e raundit të dytë, Duka mori 38 vota përballë 24 votave të Finos. 3 vota dolën të pavlefshme. Pas përfundimit të numërimit, Duka foli për gazetarët duke vlerësuar maksimalisht organizimin e procesit të votimit në Asamble.

“Nga të gjithë problematikat se është diskutuar gjatë, ka shumë gjëra që do reflektojmë dhe t’i përmirësojmë për të mirë e futbollit në të ardhmen. Jam i lumtur dhe për mënyrën si u zhvillua kjo asamble. Sot kemi bërë shumë punë për demokracinë e organizimit të zgjedhjeve”. – tha Duka

Ndërsa në lidhje me fjalët e Finos se do ankimojë rezultatin, Duka ngulmoi sërsish se të gjithë e panë procesin demokratik të votimit.

“Të gjithë panë dhe demonstruan një nivel të lartë të organizimit të votimeve. Nuk jam trup gjykues, jam President i sapo zgjedhur dhe do angazhohem për të plotësuar premtimet e mia,” - u shpreh Presidenti i FSHF.

 

Të këshilluara

Bashkim Fino ndez një puro pas humbjes (FOTO)

Grupi i delegatëve që mbështeti Bashkim Finon duket i zhgënjyer nga 39 votat kundër në Asamblenë e Federatës. Bashkë me Finon kanë dalë në ballkonin e Hotel Adr...

12:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI