Flash

U arratis nga tualeti i Gjykatës në Gjirokastër, arrestohet nga policia 24-vjeçari

Lapsi.al 7 February 2018
U arratis nga tualeti i Gjykatës në Gjirokastër, arrestohet nga

Policia e Gjirokastrës vuri në pranga 24 vjeçarin Saimir Ahmeti, i cili u arratis nga tualeti i gjykatës pak momente para se të njiheshe me vendimin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në Gjykatën e Apelit Gjirokastrës kur Saimir Ahmeti i akuzuar për "përndjekje" është larguar me shpejtësi në momentin kur njëri prej efektivëve të policisë që e shoqëronte për në sallën e gjyqit ka tentuar ta prangosë.

24 vjeçari kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale, me pretekstin për të shkuar në tualet, por ai është arratisur nga dritarja. Pas një kërkimi prej mëse dy orësh ai u gjet i fshehur në një pusetë. 24 vjeçari nga fshati Van i Delvinës ishte dënuar për veprën penale të 'përndjekjes'. Saimir Ahmeti ishte arrestuar për llogari të komisariatit të Sarandës dhe  kishte apeluar masën e sigurisë.

Të këshilluara

Bashkim Fino ndez një puro pas humbjes (FOTO)

Grupi i delegatëve që mbështeti Bashkim Finon duket i zhgënjyer nga 39 votat kundër në Asamblenë e Federatës. Bashkë me Finon kanë dalë në ballkonin e Hotel Adr...

12:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI