Flash

Rama fillon fshesën në administratë: Masa konkrete kundër parazitëve dhe grabitqarëve

Lapsi.al 7 February 2018
Rama fillon fshesën në administratë: Masa konkrete kundër

Në 25 qershor PS u zgjodh të qeveriste e vetme me 74 mandate, duke nxjerrë në opozitë LSI-në. Ndërkohë, pritet që administrata publike dhe institucionet shtetërore t’i nënshtrohen një procesi pastrimi nga numrat e fryrë të të punësuarve, një pjesë e tyre edhe nga rradhët e e PD-LSI.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, gjatë Konferencës Kombëtare për Reformimin e Shërbimeve Administrative. Kreu i qeverisë ka përdorur fjalë të forta për ata që ai i cilësoi si parazitë dhe grabitqarë, që kanë mbajtur një post në administratë vetëm për të lypur ryshfet. Reforma në Drejtësi e Vettingu do të godasin korrupsionin në nivelet e larta, deklaroi Rama, duke shtuar se korrupsionit të nivelit të vogël, ose atij të ryshfetit, do të jetë përpjekja e qeverisë që do t’i japë zgjidhje.

Një hap i madh për rritjen e shpejtësisë së shërbimeve për qytetarin në zyra e sportele dhe uljen e ndjeshme të korrupsionit. Jo vetëm kaq, po edhe masa konkrete kundër parazitëve e grabitqarëve, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al. Nëse flasim për korrupsionin që shqetëson qytetarët, kemi nga njëra anë korrupsionin e lartë, për të cilin Reforma në Drejtësi, Vetingu është ilaçi i duhur dhe ndëshkimet që do të pasojnë janë ilaçi i duhur. Por kemi edhe korrupsionin e gjithëpërhapur të nevojës për ryshfet, që është tipik për vende në zhvillim. Në këtë aspekt, ne besojmë shumë se përgjigja është modernizimi, i cili ka një komponent themelor, shkurtimin e duarve të shtetit në jetën dhe në xhepin e qytetarëve për shërbime që janë të drejta të fituara që shteti duhet t’i garantojë. Platforma e bashkëqeverisjes është reale, funksionon. Në vend që të japësh mik, thjesht beso se ti e zgjidh vetë problemin tënd për tre minuta, duke futur mikun më të madh, qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ministrin apo ministren sipas sektorit. Sot ne kemi mbi 2500 raste konkrete që e provojnë këtë që them unë. Sot kemi 35 punonjës hipotekash në Prokurori. Nuk i ka dërguar auditi apo kontrolli i shtetit, i ka dërguar qytetari që ka ngritur krye.’’ - tha Rama

Të këshilluara

Bashkim Fino ndez një puro pas humbjes (FOTO)

Grupi i delegatëve që mbështeti Bashkim Finon duket i zhgënjyer nga 39 votat kundër në Asamblenë e Federatës. Bashkë me Finon kanë dalë në ballkonin e Hotel Adr...

12:46

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI