Flash

(VIDEO) Banorja e pallatit në Gjirokastër mes lotësh: Ku janë këta të mëdhenjtë që vetëm blejnë vota 

Lapsi.al 4 February 2018
(VIDEO) Banorja e pallatit në Gjirokastër mes lotësh: Ku

Që prej mbrëmjes së djeshme, një pallat në Gjirokastër rrezikon shembjen për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Një pjesë e mirë e kateve të para janë tashmë të bllokuara nga sasia e madhe e dheut të rënë, ndërsa në rrezik ndodhen edhe tre banesa private që gjenden sipër rrugës ku kanë nisur shkarjet.

Pallati që rrezikon rënien është 8-katësh dhe ndodhet në lagjen “Kodra e Shtufit”. Ndërkohë njëra nga banoret tregon ekskluzivisht për ‘Fax News’ pamjet e tmerrit nga banesa e saj. Dheu ka pushtuar të gjitha orenditë, ndërsa janë shembur edhe dritaret e banesës.

Ajo apelon po ashtu për politikanët që shkojnë vetëm të blejnë votat.

‘Vetëm blejnë vota, ku shkojnë këta të mëdhenjtë. Jetohet këtu, murin e ka zënë mali.

Fjalë të bukura plot dëgjojmë. Ishin në gjumë, nuk e di. Shkatërruan çdo gjë. Më vrau me kokë e me këmbë, më iku truri, më mirë të më kish vdekur brenda’, shprehet mes lotësh banorja.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI