Flash

Berisha: Kryepolicit të Tiranës i grabitën në shtëpi 550 mijë euro

Lapsi.al 3 February 2018
Berisha: Kryepolicit të Tiranës i grabitën në shtëpi

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon në Facebook sms-në e një qytetari sipas të cilit, kandidatit për drejtor të përgjithshëm, Ardi Veliut, i kanë vjedhur në banesë një shumë të madhe parash, e cila kap vlerën e 550 mijë eurosh. Berisha shkruan se pas grabitjes, Ardi Veliu ka rënë në depresion sepse nuk mund t’a denonconte në polici vjedhjen pasi nuk mund ta justifikonte shumën e madhe të parave.

Mesazhdërguesi që kërkon të mbetet anonim thotë me siguri se Veliu do të jetë pasuesi i Haki Çakos pasi ditën e shkarkimit të këtij të fundit ai është parë të hyjë në zyrën e Erion Veliajt ku qëndroi 2 orë. Sipas të njëjtit burim, në gusht të vitit 2013 në kohën që Veliu ishte Drejtor i Policisë Bashkiake në Vlorë atij i është vjedhur shtëpia.

Ai ka denoncuar mungesën e 12 milion lekëve të vjetra, por në fakt i morën 550 mije euro. Në SMS-në që publikon Berisha thuhet se Veliu vuri shpërblim 100 mijë euro për atë që gjente hajdutët, por shumën e saktë nuk mund ta deklaronte pasi nuk kishte se si ta justifikonte. Rrëfyesi thotë se Veliu kaloi në depresion dhe është kuruar për këtë ndërsa nga ajo ditë pësuar 3 infarkte.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI