Flash

Haradinaj: Demarkacioni me Malin e Zi rrëzohet në parlament

Lapsi.al 3 February 2018
Haradinaj: Demarkacioni me Malin e Zi rrëzohet në parlament

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar sërish se do të rrëzohet çështja e demarkacionit në Parlament. Haradinaj u shpreh se versioni i marrëveshjes së demarkacionit nuk mund të kalojë në Kuvend.

Këtë deklaratë ai e bëri teksa doli në një konferencë me familjarë të heronjve Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës..

Haradinaj tregoi edhe njëherë se për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi të nënshkruar në gusht të vitit 2015, deputetët e Kuvendit janë të ndarë. “Gjendja s’ka ndryshuar. Diçka të re nuk ka për shkak se jemi të ndarë në parlament. Versioni i tashnishëm nuk e ka shumicën, megjithatë kjo nuk e pengon kryesinë për të proceduar më tutje”, tha Haradinaj.

Ai konstatoi se duhet gjetur një zgjidhje për demarkacionin që nuk e dëmton Kosovën. “Derisa nuk është në seancë plenare duhet të punojmë për një zgjidhje, mirëpo një zgjidhje që e ruan substancën, që e ruan të drejtën e Kosovës”, tha Haradinaj. Theksojmë se ditën e martë kryeministri i Kosovës do të jetë për një vizitë në Malin e Zi

Të këshilluara

Plagosje në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 19-vjeçar është plagosur në Arapaj të Durrësit, ndërsa policia arrestoi 23-vjeçarin, Arjan Ajazi. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 23 vjeçari pë...

12:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI