Flash

U akuzua për tritolin tek farmacia e babait të Saimir Tahirit, i riu kërkon shpërblim

Lapsi.al 4 February 2018
U akuzua për tritolin tek farmacia e babait të Saimir Tahirit, i riu

Dy vite më parë, Baftjar Bruka u soll në Shqipëri nga Suedia, si i dyshuari kryesor i vendosjes së një sasie lënde shpërthyese në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të Saimir Tahirit, asokohe ministër i Brendshëm.

Shpërthimi në farmacinë e zotit Tahiri, në shkurt të vitit 2015, dhe vendosja e një tjetër sasie tritoli po atë natë pranë një stacioni autobusi, që në fakt nuk shpërtheu, u cilësuan akte terroriste.

 

 

Gjatë hetimeve të mëpasshme, emrat e Baftjar Brukës, Vladimir Gjutës dhe 6 personave të tjerë u publikuan së pari nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Por 10 muaj pasi e mbajti nën arrest, Prokuroria e Krimeve të Rënda u tërhoq nga dyshimet e saj, duke pushuar hetimet për secilin prej tyre, që nga i dyshuari si urdhërues e deri te personi që dyshohej se kishte përdorur aparatin celular për të realizuar shpërthimin me anë të një telefonate.

Prokuroria deklaroi se nuk kishte mundur të gjente prova dhe motive për këto dy ngjarje. Tani, Baftjar Bruka kërkon rreth 870 mijë lekë dëmshpërblim për 290 ditë që qëndroi në paraburgim. Çdo ditë paraburgim i padrejtë paguhet 3.000 lekë. Çështja e dëmshpërblimit do të gjykohet në Gjykatën Administrative Tiranë, kurse për ngjarjen që Bruka dhe të tjerë u arrestuan, nuk ka ende një autor. /tch

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI